Vrau shokun, policia e rikthen 28-vjeçarin në vendin e krimit
Aktualitet E Martë, 11 Maj 2021 14:14
Marius Dema është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në kryeqytet, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 27-vjeçari Mehmet Qema. 28-vjeçari është vetëdorëzuar në polici vetëm pak orë më parë, ndërsa autoritetet e kanë dërguar në vendin e krimit, ku ka ndihmuar në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Mësohet se i riu në dëshminë e tij të ketë thënë se e ka vrarë padashje shokun e tij.