Vrau shqiptarin, rrëfehet pronari grek i hotelit në Mykonos: Isha i dehur, s’kisha qëllim të tillë
Si arsye për vrasjen, ai tha ”Isha i dehur”. Kështu u shpreh Athanasios Nazos pas vrasjes së 34-vjeçarit shqiptar Julian Kosova. Ai ka rrëfyer nuk kishte qëllim ta vriste. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debate që patën në një lokal të ishullit të famshëm.
Autori në dëshminë ka thënë se ka qenë i dehur në momentin e përpleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu dhe pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese. Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë “molla e sherrit”, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike.
“Shqiptari e ofendoi vajzën dhe më pas të dy nisën përleshjen që zgjati rreth 10 minuta. Nën efektin e pijes, gjërat morën kthesë të pakëndshme”, shtoi burimi për median “Protothema”. Persona pranë 34-vjeçarit shqiptar tregojnë se babai i tij ka qenë polic në Shqipëri, ndërsa vëllai ka emigruar për në Angli, ku është punëtor ndërtimi.
Viktima punonte në ishull si elektricist. Ai kishte arritur që të ndërtonte një shtëpi luksoze që e jepte me qira për 800 euro/nata gjatë muajve të verës. Shtëpia që bleu i kushtoi 150 mijë euro, e rinovoi dhe e nxori me qira. Autori është pronar i një hoteli në Mykonos.
KOHA JONË SONDAZH

