Vrau të dashurin e motrës, ja kush është autori i dyshuar (Foto)

Personi që shihni në foto është Esat Cani, i cili së bashku me burrin e të motrës kanë vrarë 34-vjeçarin Arben Gjeci në Zall-Bastar.

Arben Gjeci u godit në kokë disa herë me sende të forta dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Mjeku i qendrës shëndetësorë që i ka dhënë dhe ndihmën e parë viktimës u shpreh për Fax News se është njoftuar për një të plagosur rreth orës 22:30.

“Nuk më njoftuan se çfarë kishte në fillim më thanë që ka rënë nga makina. U takuam me makinën që po transportonte të plagosurin në mes të rrugës i kam dhënë ndihmën e parë dhe konstatova që kishte një pagë të madhe pas veshit ku kishte dhe shumë hemorragji. Nuk vura re shenja të tjera ne trup, dhe as plagë”, u shpreh mjeku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima Arben Gjeci kishte pasur një lidhje me motrën e autorit E.Cani 20-vjeçe, e cila ishte e martuar me 29-vjeçarin me inicialet D.K. / Fax News

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?