Vrau të moshuarin në Durrës, policia identifikon autorin: Fqinji i tij e goditi me thikë dhe çekiç

Policia ka zbardhur ngjarjen e shënuar në Durrës, ku u gjet i masakruar me thikë një i moshuar në lagjen 16-të.

Bëhet me dije se autor i kësaj ngjarje është fqinji i të moshuarit, shtetasi Fatjon Janina, 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit Paulin Gina.

39-vjeçari ka vrarë të moshuarin duke e goditur me thikë dhe çekiç dhe pas krimit ka fshehur mjetet dhe ka mbyllur me çelës derën ku jetonte i moshuari dhe është arratisur.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, sakaq policia po punon për arrestimin e autorit.

SHKARKO APP