Vrau të riun, polici kishte dy javë në repartin ”Shqiponja”
Efektivi i policisë që qëlloi për vdekje Klodian Rashës, mësohet se kishte dy javë që ishte transferuar në repartin “Shqiponja”. Më parë ai ka shërbyer në Komisariatin nr. 5 në Kamëz. Eefektivët “Shqiponja”, mësohet se nuk kanë patur kamera trupi të instaluara.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth ngjarjes, përfshirë edhe në servisin që gjendet pak metra larg vendit ku është ekzekutuar 25-vjeçari, Klodian Rasha.
Kamerat e servisit kanë qenë të fikura dhe nuk kanë kapur asgjë. Po ashtu bëhet me dije se janë vetëm disa pamje të një biznesi në afërsi të Kupolës, e cila ka kapur disa sekuenca të lëvizjes në vrapim e sipër me shpejtësi të të riut.