Vrau tre vajzat e saj, gjykata shpall të pafajshme nënën shqiptare

Një gjykatë në Itali shpalli të pafajshëm një grua 38-vjeçare, me origjinë shqiptare por me nënshtetësi italiane, për vrasjen e tre vajzave të saj vitin e kaluar.  Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, trupi gjykues e ka marrë këtë vendim duke u bazuar në gjendjen shumë të rëndë mendore të Edlira Çopës.  

Por ndaj saj është aplikuar masa e sigurisë me 10 vjet qëndrim në një spital psikiatrik gjyqësor. Procesi u zhvillua këtë mëngjes në gjykatën e qytetit të Lekos, me gjykim të shkurtuar. Në mars të vitit 2014, gjatë orëve të natës, 38-vjeçarja Çopa vrau me thikë tre vajzat e saj 3, 10 dhe 13 vjeçe.

SHKARKO APP