Vrau vëllanë me thikë, i riu para gjykatës: Nuk isha i vetëdijshëm

”Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Dibrës për Florjan Tonuzin, i cili vrau me thikë të vëllanë disa ditë më parë në Maqellar të Dibrës. Vetë Florjan Tonuzi është shprehur i pavetëdijshëm për veprimin makabër të kryer duke thënë para gjykatësit se nuk e di se çka bërë.

”Nuk di se ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm për aktin e kryer”, tha 26-vjeçari para trupit gjykues. Florian Tonuzi rezulton një person problematik, pasi para një viti kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të atit, ngjarje për të cilën ka vuajtur dënimin.

26-vjeçari vrau me thikë të vëllanë 23 vjeç Bernard Tonuzin kur po ktheheshin në banesë, pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Arrestimi i tij u bë një ditë më pas, ku shkoi në varrimin e të vëllait.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?