Vrau veten te varri i gruas, ja çfarë shkruante Petrit Jaupaj në rrjete sociale: Sa dhimbje na ka…

Petrit Jaupaj, mësues i lëndës së Biokimisë humbi jetën në mënyrë tragjike, piu fotoksinë pranë varrit të gruas së tij e cila ishte ndarë nga jeta rreth një vit më parë. Vdekja e gruas e ka tronditur thellë shpirtin e mësuesit, i cili i dedikonte vazhdimisht vargje dhe thënie asaj.

Në një postim në Facebook, Petrit Jaupaj shkruante:

“7 Marsi i parë pa ty Tasha. Nuk ishe në shtëpi të bëheshe gati si më parë. Tani kjo festë nuk do të jetë më si 39 vitet e shkuara kur ne festonim dhe uronim njëri-tjetrin. Po 8-Marsi Tasha. Do jetë hera e parë që vajzat tona nuk do të urojnë… Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote. Por ti do jesh si flutur në zemrat tona!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?