Vret burrin me sepatë, në Kalanë e Dodës

Gjatë natës një grua në Kalanë e Dodës vrau me sopatë gjatë kohës që ishte në  gjumë, bashkëshortin e saj.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme për xhelozi si dhe gjendja psikologjike e autores kohët e fundit, që e çuan atë drejt këtij krimi të rëndë. Sipas policisë viktima është Kadri Visha, 52 vjeç, administrator i komunës, Kalaja e Dodës, kurse autorja e krimit është Agime Visha.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe autorja, e cila u arrestua nga policia, deklaroi para hetuesve se kishte pritur derisa burrin ta zinte gjumi, dhe me pas e goditi me sëpatë në kokë.

Çifti ka katër fëmijë, por asnjëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpi, në momentin e krimit.

SHKARKO APP