Vret gruan dhe vjehrrin me çifte, ngjitet në shtyllë e kërcënon me vetëvrasje

 

 

Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur Shijakun. Dritan Petova ka qëlluar më armë zjarri bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, Zara Petova 35-vjeç dhe Ismet Leka 72 vjeç.

Burimet  në vendgjarje thonë se shkak për këtë krim të rëndë dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje mes tij dhe bashkëshortes.

Pas këtij konflikti 41-vjeçari Petova ka qëlluar me çifte në drejtim të tyre të cilët kanë gjetur vdekjen e menjërshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në  banesën e vjehrrit të Dritan Petovës, në fshatin Xhafzotaj, dhe polica ka mbërritur menjëherë në vengjarje.

Pas disa minutave në ndjekje, Dritan Petova ka hipur në një shtyllë radio stacioni jo shumë larg vendit të krimit, nga ku kërcënon se do të hidhet.

Prej gati një ore polica dhe të afërm të familjes së tij po negociojnë për ta zbritur, por deri nuk ia kanë dalë.

Polica e Durrësit për të parandalur çdo ngjaje të rëndë ka kërkuar dhe përforcime dhe mësohet se forcat RENEA janë tashmë në antenat e radio stacionit për të bindur Petovën të zbresë.

SHKARKO APP