Vret kamarierin, pse i vonoi picën

Një kamarier vetëm 21 vjeç mbeti i vdekur mbrëmë në Elbasan, pasi një klient u zemërua sepse i ishte vonuar pica.

Dorian Kristo e qëlloi Gentian Bajraktarin me thikë, në sy të dhjetëra klientëve, në një restorant pranë parkut "Rinia".

Policia arriti të arrestojë më vonë 26-vjeçarin e dyshuar për krimin e rëndë.

Gjatë hetimit rezultoi se ai e ka kryer krimin në bashkëpunim me vëllanë e tij, Maringlen Kristo.

Në polici, Kristo tha se vetëm ka dashur të trembë kamarierin, por situata i doli jashtë kontrollit.

Bajraktari kishte ardhur nga Bilishti në Elbasan, për të punuar si kamarier në lokalin e kunatit (burrit të motrës).

Viktima ndërroi jetë pak minuta pasi e dërguan në spital.

SHKARKO APP