Vret kunatën me sëpatë, autori kapet me duart në gjak, teksa po tentonte arratisjen

Me sëpatën që goditi për vdekje kunatën, Tefik Tashi ecte në rrugë i pa shqetësuar. Ngjarja e rëndë që tronditi banorët e zonës pasi panë armën e krimit me gjak, është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Kusarth të qarkut të Elbasanit.

58-vjeçari ka qëlluar me sëpatë motrën e grua së tij dhe më pas me duart e lyera me gjak ka tentuar që të arratiset me shpejtësi, por kjo përpjekje e tij ka dështuar.

Ai është vënë në prangat e policisë, e ndërsa viktimë e kësaj tragjedie ka mbetur Alma Qevani, 44 vjeçe, banuese në Kusarth. Ajo u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, teksa nuk dihen ende shkaqet.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP