Vret veten greku që ndihmoi Alket Rizajn, të arratisej nga burgu

Një ndër personat që ndihmoi mbi arratisjen nga burgu të Alket Rizait ka vrarë veten, dhe ky akt besohet se është kryer me qëllim që ai mos të kapej nga policia. Mediat greke raportojnë se Spiros Dravilas, 34 vjeç ishte personi që në shkurt 2006 kishte detyruar nën kërcënimin e armës pilotin e një helikopteri që të ulej në oborrin e burgut të Koridalosit. Me atë helikopter ishte realizuar arratisja e bujshme e Alket Rizait dhe e të shumëkërkuarit grek, Vasilis Paleokostas. Dravilas vrau veten gjatë një operacioni të shërbimit antiterror në rrethinat e Volosit, në krahinën e Thesalisë.

Operacioni synonte kapjen e tre personave, që ishin shpallur në kërkim për një grabitje banke në Larisa, prej nga kishin marrë 300.000 euro.

Dy personat e tjerë të arrestuar janë: Spiros Hristodulu 45 vjeç dhe Grigoris Tsironis 37 vjeç. Të arrestuarit akuzohen edhe për lidhje me grupin guerril “Komploti i Celulave të Zjarrit”, prandaj dhe operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga forcat ant-iterror. I vetëvrari Dravilas konsiderohej një person tepër i rrezikshëm. Në vitin 2009 autoritetet greke kishin ofruar një shpërblim prej 600.000 eurosh, për këdo që jepte informacion të vlefshëm, për kapjen e tij.

SHKARKO APP