Vret veten në qeli i burgosuri, ngjarja mbahet e fshehtë

Një i burgosur, që vuante dënimin në Burgun e Beratit, është gjetur i vdekur në qelinë e tij.

Blerim Protoduari, 39-vjeç, nga fshati Poshnje në Urë-Vajgurore, është gjetur i vetëvarur me kabullin e televizorit në qeli nga roja e turnit të shërbimit.

Institucioni i IEPV-së Berat, që ka bërë edhe veprimet në vendngjarje me ekspertët e tij hetimorë të burgut e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen që ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve. Burime brenda Burgut të Beratit, konfirmojnë se, Blerim Protoduari kishte rreth 7-muaj që  ishte i burgosur për veprën penale “Dhunë në Familje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat burime konfirmojnë se, ai nuk shoqërohej me askënd dhe prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë ngjarje e bëri publik dy ditë më parë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?