Vret vjehrrin, vjehrren dhe veten

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në Unazën e Re, pak pas orës 7:30.

Dhëndrri i shtëpisë ka ekzekutuar me armë, vjehrrin, vjehrrën dhe në fund, edhe veten e tij.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi makabër brenda familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makina të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes. Hetuesit po mbledhin provat dhe po kërkohen dëshmitarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se kjo është vrasja e dytë e këtij lloji brenda familjes me protagonist dhëndrin: javën e shkuar në Ballsh, dhëndri Gazmend Musta vrau gruan e tij Gentiana Çaushaj, me të cilën kishte dy fëmijë të mitur dhe kunatën e tij, 18-vjeçare, Milisa Çaushaj. Shkak kishte qenë debati që ai kishte me vjehrrin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?