Vrima e mistershme në trupin e avionit në fluturim, a ishtë një bombë?

Një ngjarje e mistershme ka ndodhur në Somali, ku defekti i një avioni mund të kishte sjellë tragjedinë e radhës nga aksidentet ajrore.

Një avion “Airbus 321” i kompanisë Daallo Airlines i drejtuar për në Xhibuti u detyrua të bëjë ulje emergjente në Mogadisho për shkak të një vrime të madhe në trupin e avionit.

E çara ishte shfaur menjëherë pasi avioni ishte ngritur në lartësi 3 mijë metër.

“Nuk kemi të bëjmë me një bombë” -tha ministri i transporteve në  Somali Ali Jama Jangeli duke hedhur poshtë pistat që qrkullonin në media për shpëthimin e një bombe.

Sipas kompanisë, dy pasagjerë që ishin në ndenjëset ku u ça avioni janë plagosur.

Sipas dëshmive avioni u përfshi nga flakët, mos nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin. Dyshohet se zjarri u përhap nga një motorr i avionit që mori flakë.

Dëshmitarët nga vendngjarja thonë se kanë parë një trup të karbonizuar, gjë e cila nuk konfirmohet ende nga autoritetet.

Britanikja “Mirror” ka ngritur hipotezën se një bombë shpërtheu në bord, referuar edhe disa fotove të shpërndara që tregojnë të çarën. Sipas Mirror, ky lloj dëmtimi i avionit mund të shkaktohej veç nga shpërthimi i bombës.

073517284-111c951e-496e-48a9-8237-171f21b801c8073517293-63456e1e-f331-489c-a363-cf1d2efe8218073928495-a4f7a811-4f89-4386-8fdb-66e1a99515b3073928496-023e709f-377f-4eda-81b4-d2ddc093296f074201907-4fd1f95e-1d39-44a0-bd55-9b54609a5b07

SHKARKO APP