“Vrima” kulturore e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro

 

Çmimi i dhënë nga ministrja e Kultures Mirela Kumbaro për "Vrimën" është bërë problemi i ditës i debatit në rradhët e njërëzve të artit, e jo vetem të artit.  Komentet e shumta janë kundër një cilesie të tillë dhënie çmimi, aq me tepër që e vunelarizon si çmim e si seriozitet aktiviteti. Natyrisht që nuk besohet se e ka vendosur ministrja Kumbaro çmimin, porse ajo e dorëzoi. Një ministër ka keshilltar që ia rekomandojnë se ku do të shkosh e çfarë duhet bërë. Flasim për një ministër që dëgjon e jo që vetem miraton kot së koti. Debatin e shton edhe me tepër prezenca e kryeministrit Rama, që thonë se e ka pëlqyer shumë "Vrimen" e Rita Petros. E kemi në sensin e titullit të librit.

Por lindin disa pyetje publike. A do e sqarojë Ministrja Kumbaro çfarë është “Vrima”? A do e thotë Kumbaro nëse Kryeministri ishte në dijeni për “Vrime”-n..A e di Kryeministri çfarë është “Vrima”?.A duhet kërkuar ndjesë që çmimi “Lumo Skendo” u kthye në “Vrimë”? A do e thotë Kumbaro kush është juria e “Vrime”-s?.A është konflikt interesi që njera nga anëtaret e jurisë Dhurata Shehri është edhe redaktore e “Vrime”-s çka përbën konflikt interesi?. A është e vertetë se çmimi është dhënë vetëm për kopertinen dhe jo për përmbajtjen e “Vrimë”-s çka përbën një skandal në vetvete sepse çmim për kopertinën nuk ka? A është e vertetë se botuesja Rita Petro është kliente e qeverisë në Librin Shkollor çka e bën të dyshimtë rolin e Ministres Kumbaro?.A është e vertetë që “Vrima” është përkthyer nga vetë ministrja Kumbaro në frengjisht? Çfarë di kryeministri Rama për "Vrimë"-n e ministres Kumbaro, e cila e dha çmimin në sy të numrit një të Qeverisë?

Ka edhe plot pyetje të tjera, por për momentin po e lemë me kaq!

Artan Lame ka ironizuar çmimin e dhënë Rita Petros për vëllimin me poezi erotike “Vrima”. Lame e ka fituar vetë më parë çmimin “Lumo Skëndo” nga Biblioteka Kombëtare për albumin për Princ Vidin, e ka shprehur mendimin e tij përmes një statusi në Facebook. Më shumë se me poezitë, Lame merret me figurën e Lumo Skëndos, të cilën e sheh të tallur përgjatë një shekulli të tërë, herë nga zotërinjtë e herë të tjera nga poezitë.

Ja çfarë shkruan Lame, në postimin e tij në “Facebook”: Nga lajmet: “Për vitin 2014, çmimi i bibliofilisë “Lumo Skëndo” u dorëzua për botimin e vëllimit poetik “Vrima” të autores Rita Petro”.

O Lumo, të mori lumi. S’gjeti karar i ziu Mit’hat bej. Në të ri e bëri copë Çajupi, kur e mallkonte “të plastë koka more beu ynë”. Në pleqëri u tall me të sa deshi Shefqet Musaraj tek “Epopeja e Ballit Kombëtar”. Dhe tani së vdekuri, edhe kjo i duhej, “Vrima” e Petros. Shembull i përjetshëm i degradimit të kohëve! Zuri fill me zotnitë sqimatarë të shekullit që shkoi dhe përfundon me “Vrimën” e shekullit tonë…

Por ka edhe plot të tjerë që e pëlqejnë çmimin. Koreografi i Teatrit të Operas dhe Baletit, Arian Sukniqi ka deklaruar se do ta shfaqë sërish baletin “Penetrimi i shpirtrave”, shfaqjen që bëri bujë me skenat e forta me nëntekste seksuale, për t’i kujtuar audiencës se ajo shfaqje ishte mbështetur pikërisht mbi librin me poezi që sot po anatemohet, “Vrima” i Rita Petros.Lajmin ai e ka publikuar në profilin e tij në Fb, për t’i dhënë një shuplakë kritikave ndaj librit dhe treguar mbështetjen e tij të fortë për talentin e poetes. Ja çfarë shkruan Sukniqi:“Do ta rikthejmë edhe njëherë “Penetrimin e Shpirtrave” që u krijua nga poema “Vrima” për ata që u çorrën këto ditë dhe s’dinë ç’bëjnë dhe se çfarë thonë…

Sa keq. Të mllefosur nga mosplotësimi në jetë, dërdëllisin si nje turmë që ka humbur kahjen.. Ky libër është më i shituri për 2015-ën dhe me një sukses absolut në Francë e këta vazhdojnë dërdëllisin si turtujt e gushtit.Disa prej tyre i njoh biles, edhe kur ia falin librat që shkruajnë që s’ia lexon kush…

Rita, ti je një zonjë e talentuar dhe me fat. Mos u druaj nga këta rrufjanë pa identitet…Nuk është faji yt që fati dhe talenti i tyre nuk i plotësoi në këtë jetë…Të shpresojnë në tjetrën,” përfundon mesazhi i koreografit të njohur.

Ja poezi e çmimit !

Tani je në dorën time! Kush je ti? MaSHKUlli yt. Çfarë është ky këtu? Penisi
Preke me dorë Uau…
Sa i madh po bëhet?! lëviz si me magji?!
Tani hiqi brekët ule kokën Dhe shih mes kofshëve… Kjo është…?
lulja ime
Ha ha ha… akoma me përralla ti? Vagina! Përsërite Vagina!
Uau… Vagina ime
Tani mësoje mirë Kur ky imi futet këtu Ky quhet seks
Pas kësaj mund të hedhim farën Ose thjesht të bëjmë qejf.
 
Nuk dua… nuk dua… jam e virgjër Dua të vdes e virgjër
Më mjaftojnë kukullat për të luajtur Dhe Piter Pani për të ëndërruar Nuk dua…
Po të gjithë e bëjnë këtë punë Edhe mami me babin e kanë bërë KURRË
Edhe gjyshja me gjyshin?
Këtë punë të fëlliqur ata kurrë s’e kanë bërë! S’është punë e fëlliqur
Është qejf i pastër jo nuk dua!
Sot po shkoj më mirë Mendohu
Nesër vij përsëri…
 
Si thua
Do ta provosh? Kurrë!
Mirë…hajde puthemi
Uau sa gjë e shpifur gjuha jote Si gjuha e gjarprit
Në përralla princi nxjerr xixa kur e puth princeshën Fëmijët lindin nga zambakët e ujit
Epo jeta s’është përrallë
Me fillim ters dhe fund të lumtur Si nuk e kupton?
E kundërta në jetë ndodh. jo nuk dua!
Do të kthehem nesër. E treta e vërteta!
E nëse nuk pranon
Shko në manastir e bëhu murgeshë.
 
Oh…oh
Kam dhimbje, Dhimbja sjell lumturi.
Oh asgjë nuk ndiej përveç dhimbjes ja dhe pak…
Çfarë është kjo që po më derdh mbi bark? Sperma
Pse s’e derdhe brenda?
Që të mos sjellim një fatkeq tjetër në këtë jetë. Kaq ishte
Nuk je më e virgjër
Edhe unë s’jam sigurisht.
 
Po tani?
Tani fillon kënaqësia e dhunës Më hip sipër
Dhe rrotulloje ashtu nga brenda Kthehu para… anash… pas…
E ke parë demin
Kur ia ngul nga mbrapa lopës Hajde ngjeshu pas luleve të mia Tani nxirre dhe fute në gojë Thithe
jo aq shumë
Se s’dua të prishem Hip sipër
Shtrihu poshtë lëviz më shpejt ah ah ah
Më nnnngggaaadddaaalëëë… Oh Zot
Mos e zër Zotin me gojë!
Kush na e fali këtë kënaqësi nëse jo Zoti? Ku e di ti ç’është kënaqësia që të fal Zoti a i je dhënë ndonjëherë atij?
jo se ma kanë prerë kërthizën Që më lidhte me të
E tani jam ndotur atëherë pastrohu. E si?
Më duket se jam në Kishë Moment sublim
Ceremonia madhështore e ngujimit të trupave Para trupave të tjerë të ngujuar me kohë
Me buqeta lulesh në duar Që mbajnë erë temjani…

Vetë autorja e librit, Rita Petro, në një intervistë për “Koha Jonë” ka folur për kritikuesit dhe zërat kundër vlerësimit të librit të saj. Intervistën e znj. Petro mund ta lexoni në këtu. Rita Petro: “Vrima” dhe një zakon i keq i shqiptarëve 

Shënim i redaksisë: Foto e përdorur është foto e marrë nga interneti për të ilustruar shkrimin dhe nuk ka lidhje me ndonjë "vrimë" konkrete!

SHKARKO APP