Vritet 17-vjeçarja në Laprakë, plagoset një djalë
Një vajzë 17-vjeçare është vrarë me armë zjarri, ndërsa një djalë 23 vjeç ka mbetur i plagosur. Vajza e identifikuar si Briselda Gjikola, është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa Erjon Bendo është plagosur me plumb në shpatull dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe autorët.
“Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B.Gj, 17-vjeç dhe E. B., 23 vjeç. Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E.B, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

