Vritet 31-vjeçari në Kavajë

 

Paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në fshatin Luz i Madh të Kavajës është vrarë me pushkë një 31-vjeçar me iniciale I.Z.

Menjëherë, forcat e Policisë së Komisariatit Kavajë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, i cili po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.

I arrestuar në flagrancë është shtetasi Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, banues në Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë 10-she. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqet e konfliktit që çuan në këtë ngjarje./TCH

SHKARKO APP