Vritet dhe hidhet në ferra, identifikohet gruaja
Lirie Xhepa u gjet e masakruar në kodrat e liqenit të Sharrës. Mësohet se në trupin e 45-vjeçares janë gjetur shenja dhune me mjete të forta si dhe 3 plumba. Trupi është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup. Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas të jetë transportuar në kodrat e liqenit të Sharrës.
Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit. Shumë pranë vendit ku është gjetur trupi i pajetë ka edhe banesa. Kanë qenë banorët që kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar policinë. Fillimisht kanë shkuar forca e policisë nga Komisariati numër 6 dhe më pas ekspertë të kriminalistikës.
Dyshohet se viktima nuk është banore e zonës pasi nuk është njohur nga personat që jetojnë në zonë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

