Vritet i riu në Sukth, pistë jeta kriminale e të vëllait. Plumbi i preku arterien

Pa kaluar 24 orë nga vrasja e Martin Bardhit në Rrëshën, një tjetër i ri është vrarë nga maskat. 38-vjeçari Fatjon Dervishi u vra gjatë mesnatës të së mërkurës në Sukth të Durrësit. Afër një ure, në mbikalimin e trenit në Sukth, ndodhet ende mjeti i viktimës, i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte bashkë me një shok.

Autorët e kanë ruajtur shënjestrën e tyre, dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij, teksa ai kishte ngadalësuar shpejtësinë pasi po hynte drejt mbikalimit. Një prej pistave ku po heton policia, është një konflikt që vëllai i tij ka pasur për një plagosje një vit më parë. Vëllai i tij, një 23-vjeçar, është i skeduar për plagosje me armë dhe drogë, ndërsa pas hekurave ndodhet nën akuzën se ka qëlluar me armë zjarri një vajzë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

38-vjeçari rezulton i martuar me një shtetase rumune, për çështje dokumentesh. Ai është person pa precedentë penale, dhe ishte duke ndërtuar një lokal në zonën ku banonte. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie, pasi nuk ka asnjë ndërtim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?