Vritet i riu shqiptar në burgun grek, autoritetet e mbajnë të fshehtë ngjarjen

Një tjetër ngjarje tronditëse mësohet të jetë mbajtur e fshehtë për rreth 6 muaj, pasi sipas gazetarit të Fax News, Shpëtim Zinxhiria më datë 8 gusht të 2018 është vrarë në burgun e Koridalos një i ri shqiptarë i cili vuante dënimin.

Bëhet fjalë për një shtetas me inicialet F.I., 31-vjeç nga Vlora i cili mësohet të jetë vrarë pak ditë përpara se të lirohej nga burgu.

Këtë ngjarje e ka bërë të ditur e motra e 31-vjeçarit e cila kërkon arsyen përse u vra vëllai i saj dhe pse po hesht shteti shqiptar. Ende nuk dihet asgjë rreth identitetit të plotë të shqiptarit dhe rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm gjatë këtij muaj dy shqiptarë u raportuan të vdekur në burgjet greke, një prej tyre prej dhunës së ushtruar ndaj tij dhe tjetri për shkak të vetëvrasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë gjithashtu se vetëm gjatë vitit të kaluar mbetën të vdekur 16 shqiptarë në burgjet e shtetit fqinj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?