Vritet infermieri në kampin Al-Hawl, fëmijët shqiptarë në rrezik
Një infermier u vra brenda kampit Al-Hawl në Siri. Basim Mihemed, baba i dy fëmijëve, punonte pranë gjysmëhënës së kuqe në kamp, ndërsa një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet, e qëlloi për vdekje me pistoletë.
Të gjitha organizatat ndërkombëtare, kryesisht humanitare, kanë pezulluar punën e tyre në verilindje të Sirisë.
Kampi Al-Hawl është strehë për rreth 58 mijë persona, ku ndodhen edhe fëmijë shqiptarë, për të cilët misionet e shpëtimit duket se kanë ndaluar.
Eva Dumani, familja Dibra, Elona Shuli së bashku me tre motrat dhe vëllain e saj, si dhe Hajrije Taushani vijojnë të mbeten brenda kampit, ndërsa siguria e jetës është shqetësimi kryesor.
KOHA JONË SONDAZH

