Vritet komandanti i Forcave Speciale në Shkodër. RENEA rrethon vrasësin

 

Një efektiv i policisë së Shkodrës është vrarë gjatë një operacioni për kapjen e një personi të akuzuar për plagosje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oblikë, ku policia ishte në ndjekje të autorit të plagosjes.

Efektivi i policisë që fillimisht mbeti i plagosur në fshatin Oblikë të Shkodrës dhe ndërroi jetë është Simon Gjeta, komandant i FNSH-së së Shkodrës.

Ai u qëllua nga autori Ruzhdi Aishta, i cili ishte në kërkim nga policia pasi plagosi me armë në kraharor 21-vjeçarin Besar Sherbela. Bëhet me dije se Ruzhdi Aishta është nën rrethimin e policisë dhe nuk pranon që të dorëzohet. 

Ndërkohë, i kërkuari mbahet i rrethuar nga forcat speciale të RENEA-s, të cilat u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të FNSH-së. Më herët, Aishta ishte përfshirë në një sherr në një lokal në fshatin Oblikë, ku kishte qëlluar me armë 21-vjeçarin Besmir Sherbela.  Ngjarja ndodhi pas një sherri të momentit, me Sherbelën që mori një plagë në shpatull, ndërsa Aishta arriti të largohej nga vendi i ngjarjes. 21-vjeçari Sherbela u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP