Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, arrestohet autori i dyshuar
Një 26 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Bulqizë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë është shënuar në Shupenzë në orët e vona të natë.
26 vjeçari është goditur me kaçavidë nga një 30-vjeçar pasi i konfliktuan me njëri-tjetrin. I riu është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.