Vritet me thikë 60-vjeçari në Tiranë, arrestohet autori
60-vjecari I.Kapo mbeti sot i vrarë në kryeqytet, ndërsa u qëllua për vdekje me thikë, nga personi me të cilin po konsumonte alkool në lokal.
Si autor të dyshuar policia ka shoqëruar 37-vjecarin O. Dhimtri.
Ngjarja e rëndë u regjistrua, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, ndërsa mësohet se 60-vjecari dhe autori i krimit ishin banues në të njëjtën lagje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.