Vritet me thikë një person në Tiranë, kush është viktima

Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misto Mame”, kur një 35-vjeçar është qëlluar me thikë nga një person.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, Olti Hajdari ka gjetur vdekjen në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se viktima qëndroi për një kohë të gjatë i shtrirë në tokë, para mbërritjes së ambulancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të plagëve të marra dhe hemorragjisë, ai gjeti vdekjen në spital.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa policia po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?