Vritet në Spanjë 29-vjeçari shqiptar, me precedent penal për drogë dhe grabitje
Është vrarë me armë zjarri në Spanjë, Endrit Sinaj. Mësohet se ai është qëlluar me një plumb në bark.
Endrit Sinaj është një emër i njohur për policinë pasi rezulton me precedent kriminal në fushën e mariuanës dhe grabitjeve me dhunë në Shqipëri dhe Spanjë.
Sipas mediave spanjolle, viktima kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar bashkë me një bashkatdhetar në kuadër të një operacioni të lidhur me trafikun e marijuanës me qendër në Marbella.
Endrit Sinaj u dërguar në spital nga një shqiptar, ndërsa autori i vrasjes nuk dihet ende.
Endrit Sinaj, rezulton se është arrestuar në Vlorë në 2020. Ai ishte pjesë e një grupi prej pesë personash që u arrestuan në qytetin e Vlorës, teksa po futeshin për të kryer grabitje, të maskuar e të armatosur, brenda shtëpisë së Fidel Caushit.
Pesë të rinjtë dolën para gjykatës dhe gjykata la në burg tre nga të dyshuarit (Alfred Shametajn, Ervin Dhima dhe Enerik Meçajn), ndërsa Endrit Sinaj dhe shoqëruesi i tij Lulëzim Elmazaj fituan lirinë e përkohshme me detyrimin për t’u paraqitur.