Vritet një tjetër shqiptar në Siri

Flurim Zenuni, vetëm 20 vjeçar, është kosovari i radhës që ka humbur jetën në Siri.

Ai i ishte bashkangjitur grupit ekstremist të njohur si Shteti Islamik apo ISIS, pak muaj më parë.

Zenuni është nga fshati Kuk, i komunës së Dragashit, ndërsa kishte edhe nënshtetësi gjermane, ku edhe ka jetuar me familje.

Siç mëson ‘Zëri’, Zenuni i është bashkangjitur ISIS-it nga Gjermania.

Flurimi ka jetuar në Gjermani bashkë me prindërit dhe një vëlla, i cili është më i madh se ai me moshë, dhe radikalizimi i tij ka ndodhur në Gjermani.

Nga Kosova llogaritet që kanë shkuar dhe janë kthyer rreth 300 persona për të luftuar për ISIS, në mesin e të cilëve ka edhe gra e fëmijë të mitur.

SHKARKO APP