Vritet pas sherrit për këngëtaren, Adelina Tahiri

 

Një vrasje ndodhi të mërkurën në orët e vona të natës, në fshatin Gërçec të Shkupit.

Dyshohet se shkak ka qenë këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri.

Mediat maqedonase raportojnë se Zeirja Latifi Zeko është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe është ndihmuar nga vëllai i tij Abdurahim, i njohur me nofkën “Moni”.

Policia gjithashtu dyshon se ka edhe një person të tretë të implikuar në vrasje.

Rreth orës 23.00 të së mërkurës kanë vrarë Nebush Nuishin, nip i të njohurit famëkeq Arsllan Nuishi dhe Qani Murtezani, ndërsa kanë plagosur edhe shokun e tyre Mumin Ajrullau.

Vrasësit sipas policisë kanë dosje kriminale dhe sipas mediave maqedonase gjithçka ka ardhur për një zënkë mes Muishit dhe Zekos për këngëtaren shqiptare nga Shkupi, Adelina Tahiri.

Kjo nuk është hera e parë që Adelina Tahiri përmendet në këto raste.

Edhe vitin e kaluar në Çarshinë e vjetër ndodhi një përplasje me pistoletë ku në media përflitej për emrin e djalit të zv-kryeministrit Musa Xhaferi si të përfshirë.

SHKARKO APP