Vritet shqiptari në Gjermani, zbardhet ngjarja

Një i ri shqiptar 25-vjeç me origjinë nga Delvina ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani. Ai është vrarë me thikë në nga një afrikan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak ditësh dhe Ridjan Myftari, i cili ishte emigrant prej pak muajsh në Gjermani, u goditur nga një shtetas afrikan me thikë.

Bëhet e ditur se i riu nga Delvina ka qenë së bashku me një kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar 2 shqiptarët.

Njëri prej shqiptarëve është goditur 6 herë me thikë por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut. Por Ridjan Myftari, megjithëse është goditur vetëm 1 herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, familjarët e të riut shqiptar kanë udhëtuar për në Gjermani dhe pritet që trupi i 25 vjecarit të sillet për t’u varrosur në Rusan të Delvinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?