Vr*në babain! Sjellja e fëmijëve të Pëllumbit në qeli, hetuesit dyshojnë se përdorin…
Grupi hetues ka zgjeruar hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës që tronditi vendin pak ditë më parë, ku në pranga janë tre fëmijët e tij nën akuzën e bashkëpunimit në vrasjen dhe groposjen e trupit në kasollen e lopës.
Sipas burimeve te Syri Tv, mësohet se ditën e sotme oficeri i policisë gjyqësore ( OPGj ) ka administruar analizat e gjakut ndaj tre fëmijëve që tani janë në paraburgimin e Durrësit.
Ekspertët dhe grupi hetues dyshojnë që tre fëmijët mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike, kjo për shkak të sjelljeve të tyre në burg gjatë gjithë këtyre ditëve në burg.