Vr*në babanë dhe e gro*osën, lajmi i fundit për tre fëmijët

Në shkurt të këtij viti vendi u shokua thellë nga krimi në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijët vranë dhe groposën në kasolle babanë e tyre, Pëllumb Metën. Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të vërtetë të ngjarjes, ku së fundmi u është kryer edhe akt ekspertim psikiatrik, Hygertës, Hysen dhe Amarildo Metës.

Nga prokuroria e Durrësit, bëhet me dije se ata nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të deklaruara kohë më parë. Autorësinë vazhdon ta pranojë Hygerta. Në bazë ligjit për ngjarjet e rënda, që të tre i janë nënshtruar vizitës psiqike nga komisioni i posaçëm në Tiranë. Në këtë mënyrë dosja do të plotësohet me të gjithë elementët e saj dhe më pas do të formulohet akuza përfundimtare nga ana e organit të akuzës.

Sjellja e tyre gjatë kësaj periudhe, kur ata janë në gjendje arresti, vajza në Tiranë e djemtë në Durrës, ka qenë krejtësisht normale. Më parë ata u dërguan në poligonin e qitjes ku që të tre dëshmuan se dinin të bënin qitje me pistoletë TT. Vajza ju nënshtrua edhe vizitës gjinekologjike ku u vërtetua virgjëria e saj e hodh poshtë dyshimi për ndonjë incest.

SHKARKO APP