Vr*në të atin dhe e gr*posën, fëmijët nesër dalin para Gjykatës. Vajza ndryshon dëshminë: Mami…
Të hënën pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masë së sigurisë tre fëmijët e familjes Mera që dyshohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta dhe e varrosën në kasollen e bagëtive. Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare.
Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi, Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.
Nga ana tjetër Blerina Meta, nëna e tre fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
“Mami ka dalë pasdreke pasi merrej me punët e bujqësisë. Kur erdhi ajo nuk vuri re asgjë. Nuk u shqetësua për mungesën e babit, pasi mendoj që ka dalë për punë”, thuhet në një tjetër deklaratë të dhënë nga Hygerta Meta, duke shfajësuar në këtë mënyrë të ëmën si personi tjetër që kishte dijeni mbi krimin e kryer.
Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, përkatësisht motër e vëlla të hënën pritet të dalin në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë.