Vr@sësi i grave, Dan Hutra thirrje gazetarëve: Mos gënjeni, do vijë dhe momenti juaj
Këtë të enjte ishte parashikuar që të mbahej seanca e parë në gjyqin e themelit ndaj vrasësit të grave Dan Hutra, por është shtyrë. Shkak u bë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues. Nga kafazi i hekurt, Hutra dëgjohet teksa i flet gazetarëve të lënë drejtësinë të bëjë punën e saj dhe të mos gënjejnë.
40-vjeçari është në pritje të gjykimit për masakrën e 1 marsit 2023 ku brenda pak orëve ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë në zemër e mëlçi.