Vr@sja e 14-vjeçarit në Tiranë, prindërit protestë më 21 nëntor
Prindër të nxënësve të Tiranës, do të zhvillojnë një marshim-protestë ditën e enjte në orën 11:00. Marshimi do të nisë nga Shkolla ”Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ”prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve”. Ky marshim ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi, me qëllim që ngjarje të tilla të parandalohen në kohë. 14-vjeçari Martin Cani u godit me thikë pas një konflikti, shumë pranë ambienteve të shkollës. Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjarët e tij, por të gjithë ata që e njihnin, pasi ai nuk njihej si tip problematik.