Vr@sja e 14-vjeçarit, Robert Aliaj: Ky ambient po i bën fëmijët që të kenë reflekse ujku

Artisti Robert Aliaj, thotë se prindërimi duhet të ndryshojë modelin, dhe është koha për një lloj tjetër komunikimi. Qëndrimi i tij vjen në një moment që vendi është në shok nga vrasja e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar me thikë në zemër.

Referuar eksperiencës së tij si baba në raport me fëmijët, Aliaj tha se ka besuar gjithmonë që dashuria nuk vret. ”Fëmija nuk mëson nga çfarë themi, por nga çfarë bëjmë ne si prindër. Nuk ka asnjë lloj impakti ajo përpjekja për të bindur fëmijën të bëjë atë që i thua”, tha Aliaj.

Po ashtu Aliaj u shpreh se nëse sot thuhet për familjen, unë mendoj se kemi problemin me ambientin. ”Ky ambient gjeneron dhunë, ka ngarkesa emocionale shumë agresive, kjo i bën fëmijët që të kenë reflekse ujku sepse mendojnë se kështu mund të mbijetojnë”, tha Aliaj. Ai tha se familja nuk mund të bëjë dot më gjë, pasi është shoqëria që modelon familjen. ”Keni dhunën në rrjetet sociale, kjo dhunë modelon atë që ndodh më pas”, tha Aliaj.

SHKARKO APP