Vr@sja e 14-vjeçarit, Spahiu: Si do kontrollonte krimin nëse Shqipëria do kishte popullësi sa Kina?

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar ngjarjen tragjike të ditës së sotme, ku një 14-vjeçar mbeti i vrarë pranë shkollës ”Fan Noli”. Spahiu ngriti disa pyetje në studio ku vuri në pah se ne jemi një shoqëri e vogël që prodhon me shumicë ngjarje kaq të rënda. Spahiu përdor dhe ironinë, për Shqipërinë nëse ne do të kishim një popullësi sa Kina apo India, se si shteti do menaxhonte raste të tilla me një numër aq të madh banorësh.

”Mendoj se janë disa faktorë. As varja dhe as dënimi me vdekje nuk është zgjidhja. por parandalimi. Dobësia e shtetit, konsumimi i familjes shqiptare dhe degradimi si institucion. Mungesa e edukatës familjare. Shoqëri e inkriminuar kanë bërë që shumë faktorë që niveli i krimit të arrijë deri tek minorenët. Sot po diskutojmë për krimin më të rëndë. Vrasja nuk është moment i shkëputur. Aktet e dhunës në shkolla janë bërë fenomen. Rini i shthurur, adoleshencë e degraduar.

Jo rastësisht shumë shkolla në perëndim kanë filluar heqjen e telefonave. Nxënësit e shkollave të kenë atë kutinë e tyre ta lënë telefonin aty dhe ta marrin. Edhe krimi në Shqipëri ka pasur turbulenca e veta. Kjo vjen kur autoriteti i shtetit dobësohet apo forcohet. Kur familja shqiptare e dobët apo e fortë. Dhuna tek adoleshentët sa vjen e rritet. Parashikoj ditë më të errëta. Në shkollat shqiptare kemi ende 100% nxënës shqiptarë. Çfarë do ndodh kur të kemi fëmijë nga Irani, Afganistani, Siria. Ende nuk kontrollohet një numër i vogël popullsie. Çfarë do ndodhte po të ishim sa Kina? Jemi në numër popullsie të papërfillshëm dhe përsëri shteti nuk arrin. Kur shteti nuk ka autoritet.

Ka një sërë rrethanash politike, sociale. Do ngrija pyetjen çfarë do ndodhte sikur të ishin disa muaj më të rinj, nën 14 vjeç. Do ishin në shtëpi. Shqipëria ende e papërgatitur për institucione edukuese. Përveçse Holandës, Irlandës dhe Bullgarisë që e fillojnë procedimin penal 12 vjeç e lart. Nën 14 vjeç janë institucionet e edukimit. Në Gjermani vetëm vitin e kaluar fëmijë nën14 vjeç kanë kryer 110 mijë vepra penale. Deri në 18 kanë kryer 200 mijë. Por përgjegjësisë penale i nënshtrohen ata që kanë kaluar 14 vjeçe”.

SHKARKO APP