Vr@sja e 14-vjeçarit, urdhërohet dërgimi në qeli i autorit
14-vjeçari që vrau me thikë Martin Canin, do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës. Gjykata vlerësoi masën e sigurisë ”arrest në burg” si më të përshtatshme për të miturin e akuzuar për ”vrasje në rrethana cilësuese”, ndaj një të mituri.
Seanca gjyqësore nuk u zhvillua në Gjykatën e Tiranës, por në ambientet e një spitali privat ku i akuzuari është shtruar për shkak të një plage të rëndë na parakrahun e majtë të tij, plagë e shkaktuar me thikë në të njëjtën ngjarje.
Në dhomën spitalore të shndërruar për pak minuta në një sallë gjyqi përveç gjyqtares Lorena Çabej, prokurores Alma Felaj dhe mbrojtësit ligjor të të miturit ka qenë e pranishme edhe një psikologe.
Seanca ka zgjatur pak minuta, në të cilën prokurorja ka rindërtuar sipas të dhënave të deritanishme ngjarjen e më pas ka kërkuar izolimin në burg. I mituri ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka dhënë ndonjë deklarim, ndërsa avokati i ka kërkuar gjykatës një masë të ndryshme nga ”arresti në burg”.
Pas një konflikti verbal, 14 vjeçari i akuzuar për vrasjen dhe viktima kanë lënë të sqarohen, vend ku kanë shkuar të shoqëruar nga miq të tyre. Për llogari të hetimit janë marrë dëshmitë e disa nxënësve dëshmitarë të konfliktit, si edhe janë administruar kamerat e sigurisë të bizneseve në rrugicën ku ndodhi ngjarja.