Vr*sja e 24-vjeçares së huaj në Tiranë, 49-vjeçari iku drejt Greqisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e një vajze 24-vjeçare në Tiranë nga bashkëshorti i saj. Çifti me origjinë nga Palestina jetonte në Mynih dhe në datën 19 shkurt ishin futur në Shqipëri nga aeroporti ”Nënë Tereza”, duke u paraqitur si turistë. Po atë ditë kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur më 22 shkurt.

Pasi kreu krimin me mjet prerës, ai i mori asaj celularin dhe mjetet e identifikimit dhe u largua sërish nga Rinasi. Dyshohet se vrasja është kryer me paramendim, ndërsa trupi i pajetë i saj u zbulua vetëm ditën e djeshme nga policia. Ashtu sikurse ka hyrë, pamjet e sigurisë e tregojnë të qetë autorin edhe kur largohet nga Shqipëria. Kjo ishte hera e parë e tyre që vinin në Shqipëri, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende enigmatike.

Policia dyshon se ai ka ushtruar dhunë mbi 24-vjeçaren përpara se ta vriste me thikë, duke e lënë të mbuluar me çarçaf. Motivi i saktë i krimit mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me homologët ndërkombëtarë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të lokalizuar të dyshuarin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?