Vr@sja e Eglit, gjykata lë në burg Denis Meçen! 3 të tjerë me detyrim paraqitje
Aktualitet E Martë, 17 Shtator 2024 18:13
“Arrest me burg” për Denis Meçen, i cili është i akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Ky është vendimi i marrë nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, teksa Meçe kishte kërkuar ndryshimin e masës në një formë më të butë. Ndërkohë për për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shkulakun gjykata ka caktuar masën “Detyrim paraqitje”. Ngjarja ndodhi më 10 gusht të këtij viti.