Vr*sja e Liridonës, Milaim Zeka: Në varrim Naimit i thanë ”ti je vrasësi” dhe ai u tërbua

Krimi makabër i planifikuar që i mori jetën Liridona Ademajt nga burri i saj, është në kryefjalën e emisioneve këtë mbrëmje. Gazetari Milaim Zeka thotë se e njihte Liridona Ademajn dhe Naim Murselin personalisht, prandaj e dinte që në momentin e parë ai ishte vrasësi i gruas së tij. Në “Top Story”, Zeka tha se gjatë ceremonisë së varrimit, një gazetar i ka thënë ”ti je vrasësi” dhe pas kësaj ai ka reaguar brutalisht. Sipas Zekës, Naimi ishte mashtrues.

”Unë dhe familja ime e kemi njohur Liridonën dhe bashkëshortin e saj. Shkurt po e them, kur e takuam, e kam një intuitë të tmerrshme një nuhatje të qenit. U takuam në një hotel në Prishtinë dhe u ngrit burri i saj, thash nuk e duroj dot. Ishte një grua e mrekullueshme dhe kur e morëm lajmin, ne dyshuam se ai e ka kryer veprën.

Nëse e shihni reagimin brutal të Naimit kundër gazetarëve, një koleg i i mi i ka thënë ti je i vrasësi. Desha me përgëzu policinë e Kosovës për këtë vrasje që u tronditëm të gjithë. Liridonën e kam taku në lindjen e parë, ky njeri ka qenë super mashtruese, një super abuzues dhe me vra gruan me aq gjakftohtësi në prezencën un nuk di çfarë stati i çmendurisë duhet të jetë ky i panjeri”,-tha Zeka.

SHKARKO APP