Vr@sja e Martin Canit, sërish thirrje për protestë
Aktivistë dhe qytetarë kanë parlajmëruar protestën e radhës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Protestat është e disata dhe mbahet në shenjë sensibilizimi ndaj vrasjes së nxënësit pranë ambienteve të instiucionit arsimor.
Protesta e radhës është caktuar të mbahet të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë marshimin nga shkolla ”Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18.00.
Martin Cani u vra nga një bashkëmoshatar i tij me thikë, ku mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçe. Gjatë protestave të mëparshme, prindërit dhe shoqëria civile kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.