Vr@sja e Martinit, Apeli lë në burg autorin e dyshuar. Prindërit letër Amerikës

Apeli lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 14-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e moshatarit të tij pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Autori i dyshuar kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm. Në Apel 14-vjeçari ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit, duke ngritur edhe pretendimet shëndetësore.

Prindërit e Martin Canit i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Letra e familjes Cani i është drejtuar edhe institucioneve shqiptare, presidentit, kryeministrit dhe kreut të opozitës Sali Berisha.

”U vra në institucionin e shkollës që konsiderohej institucion i sigurt i shtetit shqiptar. Ka tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të shpëtuar fajtorët. Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit”, thuhet mes të tjerash në letër.

SHKARKO APP