Vr@sja e Martinit, policia identifikon djalin që nxiti dh@në në TikTok

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, nxorri në pah të rinjtë problematikë që përhapin gjuhën e dhunës në TikTok. Policia e Shtetit ka çuar për ndjekje në prokurori 16-vjeçarin i cili nxit urrejtje dhe sherr përmes rrjeteve sociale. 16-vjeçari me banim në SHBA nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?