Vr*sja e Martinit, profesor Kabo rendit arsyet pse kr*mi ka zbritur tek adoleshentët

Profesori Përparim Kabo, ka komentuar vrasjen e adoleshentit Martin Canit. Kabo tha se ai sheh disa arsye pse krimi ka “zbritur” tek adoleshentët. Ai tha se arsyet e krimit janë rënia e kultit të diturisë, partizimi i shkollës, rrjetet sociale, si dhe politika.

“Pse kemi arritur që krimi të “pushtojë” shkollën? Mësuesit korrekt gradualisht u shmangën, sepse edhe shkolla u partizua. Të aftët mbetën pakicë dhe të tjerët u bënë drejtues. Gradualisht ra kulti i diturisë dhe u ngrit kulti i partisë. Shumë mësues tradhtuan betimin prej edukatori dhe nisën kurset private. Edhe mësuesi nuk ka më personalitet dhe vetë mësuesit thonë se është e vështirë të menaxhosh fëmijët.

E dyta është që adoleshentët kanë vrull. E treta është ngacmimi në rrjetet sociale. E katërta është edhe roli i medias, që pak bën për edukimin e fëmijëve.

Fëmija nuk shikon moshatarët e vet, por sheh fëmijë të pasur dhe kështu fëmija hyn në konflikt të heshtur me prindërit. Edhe qeveria nuk kujdeset ekonomikisht për fëmijët. Një nga përgjegjësit është edhe politika, pasunor i quaj unë këto. Nëse fëmijët nuk rriten si fëmijët e popullit, kanë tradhtuar interesin qytetar”, tha Kabo në ”News 24”.

SHKARKO APP