Vr*sja e policit, deputeti i PD reagon ndaj Felajt: Tërhiqu nga sh**fjet! Nëse të ka mbetur një fije dinjiteti prej zonje…

Vrasja e efektivit Novruz Cenalia nga 23-vjeçari Azgan Mërnica, ka përfshirë edhe politikën në vend, për shkak të një fotoje. Deputeti i Rithemelimit në PD, Luan Baçi ka reaguar pas deklaratave të bërë nga deputetja e PS-së, Ermonela Felaj një ditë më parë në seancën parlamentare.

Pas ngjarjes një foto qarkulloi në rrjetet sociale, ku autori i krimit, Azgani shfaqej me deputetin Baçi dhe disa persona të tjerë. Felaj hodhi akuza duke thënë se deputetë demokratë nuk janë distancuar nga kjo ngjarje e rëndë. Ndërsa kërkoi nga SPAK që të hetojë grupet e mbrojtjes së votës së PD.

Sot në një reagim, deputeti i PD i quan shpifje deklaratat e bëra nga Felaj dhe i kërkon asaj që t’i tërheqë. ”Shfrytëzuan një foto timen të dalë me autorin e krimit 3 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 19-vjeç dhe krejt i pafajshëm dhe filluan sulmin si skutha dhe në mënyrë të paturpshme”,-shkruan Baçi.

SHKARKO APP