Vr*sja e Ramazanit, nëna e autorëve: Me vajzën kisha 4 vite pa folur
Ramazan Mataj u vra në fshatin Dobraç të Shkodrës, i cili u ekzekutua nga vëllezërit e Armela Hasaj. Ai akuzohej nga vëllezërit për përndjekje dhe prishjen e dy martesave të saj. Për këtë ngjarje ka folur nëna e dy autorëve e cila ka dhënë disa detaje për ngjarjen. Ajo është shprehur se ishte në dijeni të ngacmimeve që viktima i kishte bërë vajzës së saj, ndërsa shtoi se Armela nuk ishte e vetmja që ngacmohet nga Mataj, pasi ai ngacmonte edhe vajza të tjera.
”Kisha 4 vite që isha në dijeni të ngacmimeve të viktimës ndaj vajzës time Amelës. Ai ngacmonte edhe vajzat e tjera. Ditën e ngjarjes ishim në Tiranë, kur morëm vesh se djemtë kishin ekzekutuar Ramazan Matajn. Djemtë nuk më treguan asgjë se çfarë kishin plan të bënin. Kam 4 vite që nuk kam komunikim me Armelën”, përfundoi ajo në emisionin ”Me Zemër të Hapur”.
Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe babai i Armelës i cili ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Sipas tij Armela ishte martuar dy herë, me mblesëri, por me aprovimin e saj. Ai shtoi se kishin parë mesazhe dhe video që viktima i dërgonte vajzës së tij dhe se bashkëfshatarët ishin në dijeni të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

