Vr*sja e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh!
Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 56-vjeçarit shqiptar Thimo Droboniku, alias Prifti, mbrëmjen e të enjtes në mes të Athinës, Greqi. Autoritet policore greke po hulumtojnë më shumë mbi të shkuarën e tij “të errët”, duke mbledhur prova për të zbuluar se kush e donte të vdekur shqiptarin nga Berati.
Dyshohet se Thimi Droboniku (Prifti) është vrarë për larje hesapesh, e cila është dhe pista kryesore e hetimit. Mediat vendase raportojnë se ai ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej për krijimin e një bande kriminale, lëndë narkotike, tafik cigaresh pa leje dhe faksifikim.
Gjithashtu, po hetohet edhe nëse a ka lidhje krimi i djeshëm me makinën e gjetur të braktisur të premten e kaluar në Palio Faliro të Athinës, ku brenda saj u gjetën një armë zjarri tip Kallashnikov, një granatë dore, karikatorë, një bidon benzinë dhe një kokore. Automjeti ishte me targa false dhe makina rezulton e denoncuar e vjedhur më 14 shtator, në Drejtorinë e Policisë Nea Ionia. Nga analizimi i gjurmëve të gishtave në automjet, doli ADN-ja e një 39-vjeçari shqiptar, i arrestuar disa herë në Greqi.
56-vjeçari Thimi Droboniku (Prifti) u vra rreth orës 21:00 të së enjtes mbrëma teksa ndodhej në rrugë, pranë një pallati në rrugën Atlantos. Ishin banorët e zonës ata të cilët sapo dëgjuan të shëntat menjëherë lajmëruan policinë. Thimi Droboniku u qëllua në gjoks me dy plumba. Pavarësisht se ai u dërgua në spital me shenja jete, fatkeqësisht nuk mundi që t’u mbijtonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në duart e mjekëve.
Hetuesit kanë gjetur ne vendin e ngjarjes dy gëzhoja pistolete 9 mm dhe kanë nisur një kërkim të gjerë për autorët. Ndërkohë, dëshmitarët kanë thënë se kanë parë dy persona që janë larguar me motor, menjëherë pas vrasjes së shqiptarit në rrugën “Atlantos 44”.