Vr*sja e shqiptarit, pas rrëfimit të 17-vjeçarit po hetohet për një rrjet prost*tucioni
Pas arrestimit dhe dëshmisë së fortë të 17-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në Treviso të Italisë, po hetohet një tjetër skenar shqetësues. Duke folur me hetuesit, 17-vjeçari ka treguar njohjen e tij me 39-vjeçarin, e cila filloi rreth një vit më parë. Ai gjithashtu ka raportuar për një rrjet të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura. Dëshmia do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit.